Shkruan: Ismet Sylejmani, Prishtinë

 

Në Ambasaden e Shqipërisë në Kosovë.

Te Ambasador  Qemal Minxhozi.

Me figura te shquara e personalitete te mëdha.

Me Ambasadorin e mrekullueshëm të Shqipërisë në Kosovë, mikun e nderuar Qemal Minxhozi.

Me Bacen Bedri Zenel Islami, djalin e personazheve te famshme të tregimeve të mjerimit të Migjenit te madh, Kryetarin historik të LPK-së të kohës së luftës së UÇK-së dhe gazetarin e shquar e shkrimtarin e  talentuar.

Me  Gjergj Leqejzen Konsullin e nderit të Austrisë në Shkodër, ish zv.Minister ne Qeverinë Nano dhe Prefekt i Shkodrës.

Me vëllaun e Heroit të Kombit Gjeneral Fehmi Lladrovci  Ramiz Lladrovcin, Gjeneralin e luftës për liri, Ambasadorin më të sukseshëm të Kosovës në Shqipëri dhe Kryetarin karizmatik e më të mirë të Komunave në Kosovë.

Takim i madh dhe i paharruar, çaste të mrekullueshme dhe të papërsëritshme.

Takim në të cilin u shpalosën shume faqe historie, në të cilat mëson për ngjarje e evenimente të mëdha, dëgjon për herë të parë për kryevepra e për projekte të mëdha të Kombit.

Faleminderit i dashur Baca Bedri për ftesën.

Faleminderit i dashur Ambasador Minxhozi për mikëpritjen e madhe që na e rezervove.

Faleminderit Ambasador Qemal Minxhozi që na tregove për pikturën e Yllka Berishës, vajzes me shikim të dobësuar të Heroit te Kombit, doktor Halil Berishës, Atij doktorit të lavdishëm, që nuk e nënshkroi dokumentin policorë, se Heroi i Kombit Xhemajli Berisha, kishte bërë vetëvrasje, akt për të cilin pushtuesit e helmuan, dhe tre muaj pas vrasjes në torturë të Xhemajliut, doktori vdiq i helmuar.

Të gjithë duhet ta dijmë se doktor Halil Berisha duke mos nënshkruar për vrasjen e Xhemajli Berishës, përsëriti doktorin e famshëm Heroin e Kombit Ali Sokolin, i cili nuk pranoi të nënshkruante për vrasjen e Heroit të Kombit Fazli Graiçevci, simbolit te Flamurit të Kombit.

Doktor Halil Berisha nuk është nderuar ngjashem sikur Ali Sokoli, ndonëse e ka paguar me jetë qëndrimin e Tij heroik atdhetar.

Vizita në Ambasaden e Shqipërisë në Kosovë, edhe kjo është një nga dëshmitë e mëdha, tregues i qartë dhe argument i fuqishëm i çlirimit të Kosovës nga Serbia pushtuese.

Lavdi gjakut të derdhur për çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese.

Faleminderit Nanë Shqipërisë për gjithëçka që ka bërë për Kosovën dhe popullin shqiptar në ish-Jugosllavi.

 

About Author

Leave a Reply

%d