KOMUNIKATË

Klubi Politik”Afrim Zhitia” mbështet reagimin e Naim Zhitisë ndaj Shoqërisë LËVIZJA

Nën delirin e madhështisë, “enverist” e titist, autonomist e republikan , kapitullant e disfatist, oportunist e anarkist, pasi e shkatërruan LPK-në, pasi formuan plot parti politike pas luftës, tani janë grumbulluar në Shoqërinë LËVIZJA.

Tërë këta, njëzëri po përpiqen ta rishkruajnë historinë e themelimit të UÇK-së, të UÇPMB-së, dhe të UÇKombëtare.

Po e bëjnë duke shpërndarë mirënjohje dhe duke vendosur pllaka themelimi të ushtrive çlirimtare nëpër shtëpitë e tyre me meritë e pa meritë.

Klubi Politik “Afrim Zhitia “ ua përkujton të gjithë këtyre dëlirantëve në ekstazë, se UÇK, UÇPMB dhe UÇ Kombëtare, nuk janë themeluar nga farë e fis, e as nga nëna e baballarë, vëllezër e motra, as nga tezak e dajë. Por janë themeluar nga famshmja LPK-ja.

Reagimi i Naim Zhitisë ndaj Shoqërisë LËVIZJA për anashkalimin dhe getoizimin e pararendësit të UÇK -së, Sekretarit Organizativ dhe Politik të LPK-së, heroit kombëtar Afrim Zhitia, është i drejt dhe i arësyshëm.

Klubi Politik “Afrim Zhitia”,ua përkujton Shoqërisë LËVIZJA se heroi i kombit Afrim Zhitia, kur u lirua nga burgu nuk shkoi në shtëpinë e tij, por u ngjit në malet e Berishës në Divjakë, dhe u ngarkua me detyrat e udhëheqësit politiko- ushtarak në Lëvizjen Popullore të Kosovës.

Ishte Afrim Zhitia, Ai që organizoi Pranverën Republikane të vitit të madh 1989, me të cilën Kosovën e rreshtoi për krah Polonisë, R.D. Gjermanisë, Çekosovakisë, Hungarisë, të cilat ishin kundër hegjemonizmit rus, kurse Kosova kundër hegjemonizmit serb.

Klubi Politik “Afrim Zhitia” , ua përkujton Shoqërisë LËVIZJA, se pas rënies së udhëheqësit politiko-ushtarak Afrim Zhitia së bashku me bashkëluftëtarin Fahri Fazliu, familja e tij në ballë me Bacen Osman Zhitia, vazhduan veprimtarinë në LPK, duke kryer detyra të caktuara gjatë luftës së UÇK-se, të UÇPMB-se dhe të UÇ-Kombëtare.

Prandaj reagimi i Naim Zhitisë është i drejt dhe i qëndrueshëm.

Klubi Politik ,, Afrim Zhitia”
Kryetari Ragip Shala
Prishtinë,12.12.2022

About Author

Leave a Reply

%d