
Tragjedia që i ndodhi familjes Belliu para disa ditësh në New York ku Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij Ornela Shehi-Belliu gjetën vdekjen duke u vetëhedhur nga kati i gjashtë është ndër rastet më prekëse në komunitetin shqiptaro-amerikan.
Ornela ishte shtatzënë dhe ishte e para që u hodh duke pasuar nga burri i saj Florindi që u vetëhodh pas saj.
Ata lanë dy fëmijë (djem) Shwibe dhe Rayan, të dy të moshës parashkollore. Mediet shqiptare u ngutën duke dhënë versionet e tyre dhe i anashkaluan deklarimet zyrtare të ekipit hetues në kuadër të policisë së New York-ut.
Kjo është thjeshtë një tragjedi që na bëri të gjithëve të ndjehemi keq. Dy fëmijët e tyre kanë mbetur pa prindër e me përkrahje jo siq është duhur të ishte në këtë situatë.
Ata kanë nevojë për ndihmën e çdokujt dhe do të ishte jo vetëm bëmirësi por edhe do t’u jepni arsyen e fortë që ata të krenohen me prejardhjen e tyre. Prandaj, ndihmoni këta fëmijë me aq sa keni mundësi që jeta e tyre t’u lehtësohet të paktën për nevojat elementare të jetesës.
Këta fëmijë kanë nevojë për ndihmën e çdokujt e jo për trillimet se si ka ndodhur ngjarja të cilën ata e kanë pare me sytë e tyre.
Ju lutem klikoni në nyjen e mëposhtme: