With heavy hearts, our family regrets to announce the passing of our beloved Niqifor, wonderful husband to Aferdita, model father to Evia and Doriana and their respective husbands George and Andy, devoted grandfather to Jon, Dora, Tessa and Mara, as well as a generous, funny, erudite and loyal brother, uncle and friends to all around him.
His sharp wit, sage advice, wonderful stories, excellent singing voice, and green thumbs will be sorely missed on both sides of the Atlantic Ocean. He leaves behind many broken-hearted people who will forever remember his generosity, accomplishments and approachability and will always raise a glass in his memory.
Gone but never forgotten!
Me zemra të lënduara nga hidhërimi, njoftojmë për shuarjen e dritës së Niqiforit tonë të dashur, burrit të mrekullueshëm të Afërditës, babait model të Evias, Dorianës dhe bashkëshortëve të tyre Gjergjit dhe Andit, gjyshit të shumëdashur të Jonit, Dorës, Tesës dhe Marës, si edhe një vëlla, xhaxha, dajo dhe mik bujar, me humor dhe intelekt të lartë për rrethin e gjerë familjiar dhe të miqve.
Humori i mprehtë, këshillat e urta, rrëfenjat e goditura, zëri i bukur dhe duart e tij të shkathëta kanë lënë një boshllëk të madh në të dyja anët e Oqeanit Atlantik. Ai lë pas shumë njerëz zemërthyer që nuk do ta harrojnë kurrë bujarinë, arritjet dhe modestinë e tij, dhe gjithmonë do ta ngrejnë një dolli për ta kujtuar.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!