Shkruan: Ismet Sylejmani, Prishtinë Gjergj Kalaj, i lindur më 26 Nëntor 1948 dhe i ndarë nga jeta më 11 mars 2016, me veprimtarinë e madhe që zhvilloi, dëshmoi katërcipërisht se ishte një nga lindjet e mëdha të popullit shqiptar, por kur u nda nga kjo jetë, ishte edhe një nga humbjet e mëdha të popullit dhe të çështjes shqiptare. Gjergj kujtdo që ia kanë vënë këtë emër, ia kanë vënë nga dashuria dhe respekti i madh për Gjergj Kastriotin Skënderbeun, ashtu sikur kujtdo që ia kanë vënë emrin Enver ia kanë vënë nga dashuria dhe respekti i madh për Enver Hoxhën.

Gjergj Kalaj emrin e tij të madh e të lavdishëm, e mbushi edhe më shumë me lavdi e krenari nga rruga enveriane që e ndoqi, sepse çështjen e Atdheut dhe të kombit shqiptar, e deshi me zemër e me shpirt, për përparimin, pavarësinë dhe sovranitetin e tij, një jetë të tërë punoi pa u ndalur dhe nuk kurseu asgjë.

Për tu përulur para varrit të Gjergj Kalajt te vendprehja e tij, nga Kosova ishim së bashku me shokun e mikun tim të nderuar Mehmet Prishtina, stërnipin e Hasan Prishtinës. Nderimi për Gjergjin, këtë emër e burrë të madh të Atdheut e të kombit tonë, i cili në tërë jetën e tij, asnjëherë kurr nuk e ndali hapin,punën dhe aktivitetin e tij në shërbim të çështjes së madhe shqiptare, e cila duke mos u zgjidhur drejtë, na bëri të gjithë ushtarë besnik të luftës për mbrojtjen e Shqipërisë dhe çlirimin e Kosovës, ishte detyrim i padiskutueshëm karshi të bëmave të tij të mëdha.

Gjergj Kalaj, ky shqiptar i lavdishëm, që pushonte me eshtrat e tij të arta në token e Atdheut të tijë aty në Priften të Malsisë, ku ne sot i vendosëm lule pranë varrit të tij, historia e jetës së tij, dëshmon se ishte madhështor, konsekuent e besnik, largëpamës e triumfatorë. Shokët që kanë jetuar e bashkëvepruar me të në SHBA dhe edhe ata në Shqipëri e nga Kosova, e njohin si shqiptar e atdhetar të vendosur e të çelikt, që zbatonte me shqiptarizëm të pashembullt,direktivat e kryegjeneralit të popullit shqiptar, të madhit dhe të pavdekshmit, udhëheqësit lavdimadh të Shqipërisë e të kombit shqiptar Enver Hoxha.

Gjergj Kalaj, ishte njëri ndër themeluesit e klubit kombëtar “Jusuf Gërvalla”, klub që u bë i famshëm dhe i dëgjuar jo vetëm në Ameriken e madhe, por në gjithë globin, në mbrojtjen dhe propagandimin e çështjes shqiptare. Gjergji Kalaj, ky personalitet heroik i kombit, të cilin e përkujtuam dhe e nderuam në vendëlindjen e tij, ishte më meritori për mbarëvajtjen në SHBA të aktiviteteve shqiptare, të cilat ishin ngjarje të pashlyera në mbrojtje të interesave madhore e vertebrale të kombit tonë.

Gjergji ky pasardhes i madh i Dede Gjo Lulit, Oso Kukës dhe Norës së Hotit e i shumë figurave të mëdha e heroike të shqiptareve të panënshtruar të këtyre anëve, nuk u dekurajua para asgjeje, nuk u thye e nuk e zmbrapsi asnjë veshtirësi për të marshuar në rrugen e madhe e madhështore të ushtarit e drejtuesit konsekuent në shërbim të Atdheut e kauzës së të parëve për të ecur me kokën lartë dhe për të mos iu dorezuar askujt përpos zotit dhe Atdheut. Të ndrrosh jetë në Amerikë, dhe të varrosesh në vendëlindje e të pushosh përgjithmonë në tokën e Atdheut tënd, kjo është vlerë heronjësh dhe titanësh, i tillë dëshmonin shokët se ka qenë Gjergji i panënshtruar.

Por padyshim se kështu bëjnë figurat e të mëdhenjëve të kombit, ata që dinin çfarë duhej bërë dhe ku duhej shkuar, ata qe kanë zbatuar projektet e së ardhmës së bashkuar e të ndritur të vendit të të parëve të tyre. Vellau yne Gjergji Kalaj, që na shikonte nga qielli e nga toka, por që na dëgjonte edhe përmes bashkëshortes së tij të jetës, Gjystes, bashkëudhetarës së tij në rrugën në shërbim të Atdheut, kësaj patrioteje të madhe të kombit tonë, por edhe përmes shokëve e miqve që i kishte të shumtë aty afër varrit të tij, te cilët kishin ardhur nga SHBA, Shqiperia dhe Kosova, e që i përuleshin me respektin më të madh.

Kur Gjergji u nda nga jeta, ne shqiptarët nga Kosova që nuk e kishim njohur nga afër, u hidhëruam shumë nga humbja e tij dhe e përkujtuam në gazetën e famshme shqiptare në Kosovë në të përditshmen ”Epoka e Re” të botuesit e gazetarit legjendar të popullit shqiptar, shokut e mikut tim Muhamet Mavraj. Për veprimtarin e madh të Atdheut e të Shqipërisë e të çështjes shqiptare, për shokun e vëllaun tonë Gjergj Kalaj, nderimin që e bëmë për të, e bemë ngase shoku, bashkëveprimtari e miku tij i madh, atdhetari e shoku ynë Qazim Doda, ishte në pikllim të madh e në vaj nga humbja e parakohëshme Gjergjit.

E shprehem para popullit dhembjen per Gjergjin, sepse ishte udhëheqësi shqiptar, ndaj i perulemi përgjithmonë jo vetëm këtu ku i pushojnë gjymtyrët e trupit të tije e në veçanti zemra e tij gjigante, që kanë përballuar me heroizëm lodhjen e madhe nga aktiviteti dhe angazhimi enorm në rrugën e lavdisë kombëtare. Në Tuz u bë përurimi i librit për Gjergjin, u dëshmua se fillimi i madh i nderimit për Të përgjithmonë nisi rrugën e pandalshme.

I dashur dhe shume i nderuar Gjergj Kalaj. Shoket tuaj nga SHBA e nga pjesët tjera të botës, jo vetëm nuk do të harrojmë kurrë, por do të përkujtojmë e do të nderojmë me pietet të madh e me betim, pusho i qetë vëlla Gjergj, rrugën tuaj në shërbim të popullit e të Atdheut, të nderimit të aleateve tanë te medhenj si SHBA, Anglia e Gjermania, por edhe të tjerë aleat nuk do ta braktisim kurrë. Ne shokët tuaj por edhe shqiptarët e ardhshmëm do të ju mbajmë në flamurin e madh të mirënjohjes në shekuj e mijëvjeqarë.

Mbi gjitheçka është Atdheu dhe kombi ynë. Nderim e lavdi pergjithmonë, per Ty e veprën tënde shoku e vëllau ynë Gjergj Kalaj.

Lavdi!

About Author

Leave a Reply

Discover more from Albanian American Vision

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading