
Lulzim Doda / Prishtinë
Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi i njëjti ka rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim.
Rasti ka ndodhur dje në Fushë Kosovë, rreth orls 13:36.
Policia bën të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Ndërkohë, përveç njësiteve policore dhe atyre të ndihmës së shpejt, në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe prokurori dhe inspektori i punës.
“Lidhur me rastin janë arrestuar dy meshkuj kosovar, pronar të kompanive punë kryese dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje” thuhet në raportin policor.
Ndërkohë vetëm një ditë para këtij aksidenti tragjik, ekipi i AA Vision në Kosovë ka realizuar fotografi dhe video në një punishte në Prishtinë, në rrugën C, ku shihen punëtorë të një kompanie duke punuar pa iu nënshtruar asnjë rregulli minimal të mbrojtjes.
Ekipi i AA Vision do t’iu mbajë të informuar për masat që janë ndërmarrë këtë rast.