Data 2 Gusht 2022, do të jetë datë e madhe që do të shkruhet me shkronja të arta në historinë e mardhënieve moderne të Luginës së Preshevës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Takimi në Beograd i deputetit shqiptar të Luginës së Preshevës z. Shaip Kamberi me Ambasadorin e SHBA-së z. Christopher Hill, do të vëjë në lëvizje procese të mëdha e pozitive për të ardhmen euroatlantike të Luginës.
Ambasadori Hill është figurë e madhe dhe e shquar e diplomacisë aktive dhe të suksesshme të Amerikes.
Pritja që ia ka rezervuar deputetit të vetëm shqiptar të Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë dhe fotoja e publikuar, janë deshmi e tregues shtesë të interesimit dhe vazhdimësisë të preokupimut amerikan për popullin shqiptar dhe Luginën e Preshëvës.
Populli shqiptar duhet të jetë vigjilent dhe ta rrisë shkallën e gadishmërisë në Luginë të Preshevës.
Dashuria për Amerikën në Luginë të Preshevës duhet të dëshmohet me vepra, punë dhe angazhim permanent proamerikan.
Deputeti shqiptar i Luginës së Preshevës Shaip Kamberi, po dëshmon se është shqiptar i madh dhe udhëheqës që për çdo ditë po e afirmon në praktikë se do të jetë figurë politike e madhe e së ardhmës.
Ismet Sylejmani, Prishtinë, 2 Gusht 2022!
Seen by Ismet Sylejmani at Sunday 5:51am

About Author

Leave a Reply

Discover more from Albanian American Vision

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading