Shkruan: Qazim Doda, New York
Kujtimi për heronjët Rexhep Mala e Nuhi Berisha sjell krenarinë tek populli shqiptar. Këta dy trima ranë heroikisht duke luftuar kundër forcave speciale serbe të stacionuara në Kosovë që udhëhiqeshin në atë kohë nga Tahir Zemaj.
Rexhep Mala ishte nga Hogoshti i rrethit të Dardanës pjesa e Anamoravës ndërsa Nuhi Berisha ishte nga Sfirca e të njëjtit rreth por që shtrihet në pjesën e Malësisë së Gollakut.
Idealizmi i tyre për të dhënë jetën për lirinë e Kosovës ishte i pathyeshëm dhe nuk u dorëzuan deri në vdekje.
Ata ishin duke vepruar në atë kohë në ilegalitet të thellë ku kishin themeluar celulat e ushtrisë së Kosovës duke e zgjuar nga gjumi popullin e Kosovës që kishte filluar të bindej se Jugosllavia nuk mund të shkatërrohej me luftë.
Ata kishin vepruar në kohën më të papërshtatshme për një lëvizje çlirimtare brenda Kosovës derisa integrimi i shqipfolësve në strukturat jugosllave ishte i dukshëm dhe propaganda kundër atyre që e kundërshtonin atë shtet okupues ishte shumë mirë e organizuar.
Për fat të keq, edhe në vendet perëndimore dhe SHBA ishte akoma duke mbizotëruar një politikë pro-jugosllave dhe çdo veprimtari kundër tyre konsiderohej si e papërshtatshme dhe vlerësohej si e dëmshme.
Me rastin e rënjes heroike të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishën me 11 Janar 1984, organizatat patriotike anti-jugosllave që kishin vepruar ne diasporë kishin reaguar ashpër ku vlenë të përmendet komuniteti shqiptaro-amerikan i organizuar nga Klubi Kombëtar Jusuf Gërvalla i cili kishte organizuar një protestë të fuqishme në New York e cila ishte e para që kishte kapur shifrën mbi 2500 pjesmarrës. Poashtu, Radio “Zani i Malsisë” i udhëhequr nga Gjeto Sinishtaj kishte bërë një emision mbi 40 minuta për rënjen heroike të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës.
Në atë kohë, UDB i kishte dërguar tre bashkëpunëtorë të identifikuar si gazetarë jugosllav Goran Musiq, Goran Miliq dhe Avni Spahiu të cët ishin futur tek turma e protestuesëve antijugosllav dhe kishin filluar të filmojnë e fotografojnë. Pas identifikimit të tyre, grupi për siguri në kuadër të Klubit Kombëtar Jusuf Gërvalla ishte ndeshur me ta dhe kishte përdorë dhunë fizike duke ua pamundësuar filmimin e ngjarjes sepse ua kishin sekuestruar video kasetën dhe thyer kamerën me të cilën filmonin. Të pasuksesshme kishin qenë klithjet e Avni Spahiut duke kërkuar ndihmën e policisë së New York-ut duke u thënë se ne jemi gazetarë jugosllav dhe jemi miqë të Amerikës kurse këta janë armiqët tanë. Në bazë të dëshmitarëve okularë, përgjigja e policisë së New York-ut kishte qenë se këta janë qytetarë amerikan dhe ju nuk mund të konsideroheni pë ne më të afërt se këta njerëz që po protestojnë kundër shtypjes që shteti i juaj po ua bënë familjeve të tyre në Kosovë.
Pas 14 vitesh, Kosova filloi luftën e organizuar çlirimtare nën udhëheqjen e UÇK-së ku njëri ndër komandantët e parë të UÇK-së që kishte dalë në publik ishte Shaban Shala i cili kishte qenë bashkëveprimtari e bashkëluftëtari i Rexhepit dhe Nuhiut. Kosova kishte nisur rrugën e pakthim dhe ëndërra e këtyre heronjëve po realizohej.
Pas çlirimit të Kosovës me të shpallur pavarësia e shtetit, menjëhere filluan të organizojnë diplomacinë duke dërguar ambasadorë në vendet që e kishin njohur Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Në SHBA u dërgua Avni Spahiu i cili dikurë kishte qenë i deleguari I UDB-së për të vepruar kundër shqiptarëve që vepronin kundër jugosllavisë. Emërimi i tij për ambassador në shtetin që kishte luajtur rolin vendimtar në çlirimin e Kosovës e pritën me ndjenja të përziera. Organizatat që përbëheshin nga nostalgjikë të Jugosllavisë së Titos e pritën mirë dhe krenoheshin me të ndërsa ata që kishin qenë kundër Jugosllavisë e pritën me hidhërim. Si përfundim, Avni Spahiu u deyrua të largohej nga SHBA me kokën ulur dhe u thye për një kohë të shkurtër rrjeti që kontrollonte dhe vazhdon akoma të kontrollojë politikanë të rëndësishëm në Kosovë i udhëhequr nga një amasador i nderit jugosllav që fatkeqësisht është shqipfolës.
Shkrimi i Avni Spahiut kundër shqiptarëve të Amerikës të cilët kishin protestuar kundër Jugosllavisë me rastin e rënjes heroike të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës kishte qenë një dëshmi e pakontestueshme që ia shkatërroi karrierën e tij si ambassador në Amerikë. Ata që kanë vepruar e luftuar kundër Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës ndoshta disa prej tyre akoma janë gjallë por ndërgjegja e tyre është e vrarë dhe turpi mbi ta është e do të mbetet i pa shlyer.
Në vitin 1986, një grup agjentësh të Shërbimit Intelegjent Amerikan në bashkëpunim me disa shqiptarë me orientim patriotik e kishin përgatitur raportin për represionin jugosllav ndaj shqiptarëve në Kosovë e vise të tjera të pushtuara nga ai shtet. Raporti ELMS-SPO-KOSOVO/ VOL. II 9-1-86/ PRELIMINARY ishte përgatitur nga specialistë që kishin mbledhur dëshmi objektive por për fat të keq nuk ishte marrë parasyshë nga Departamenti i Shtetit në atë kohë pasiqë akoma ishte në fuqi marrëveshja e Shkupit ndërmjet UDB-së, Asfalisë dhe CIA-s për veprimtarinë e përbashkët në ndërrimin e pushtetit në Shqipëri.
Ky raport ka 202 faqe dhe përmbanë dëshmi të cilat janë përdorur pas vitit 1989 nga persona që kanë dashur ta kuptojnë në thelb problemin e Kosovës.
Pas lufte, heronjëve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha iu ngrit përmendore në qendër të Gjilanit dhe iu bëhen nderime çdo vit tek varrezat e tyre. Për fat të keq, ajo përmendore nganjëhere zhvendoset nga politika sa për të treguar se ata që luftuan kundër tyre kur ishin gjallë, mund të luftojnë edhe tani. Kështu e ka politika, ata që nuk kanë vlerë nuk ua dijnë rëndësinë atyre që e sollën lirinë.
Rexhep Mala e Nuhi Berisha do të kujtohen me krenari tërë jetë dhe rënja e tyre heroike do të mbetet shembull se sa trima e sa largpamës janë ata që bijnë heroikisht për lirinë e vendit të tyre.
Lavdi jetës dhe veprës së heronjëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha!