Veprimtari i çështjes kombëtare Ismet Sylejmani i reagon serbofilit Shkelzen Gashi në deklarimin e tij ku e krahason liderin e pavdekshëm Enver Hoxha me Goran Bregoviqin. Në Kosovë, kohëve të fundit janë shtuar daljet në skenë të serbofilëve që përhapin propagandë kundër Shqipërisë dhe po krijojnë përçarje ndërmjet shqiptarëve.

Për më shumë, lexoni artikullin e veprimtarit Ismet Sylejmani:

Krahasim denigrues dhe fyes, krahasim i dëmshëm e banal, krahasim anti-Kosovë e anti-Shqipëri, dhe në veçanti krahasim me porosi gjyshërish e baballarësh të prishur dhe krejt në fund, krahasim antishqiptar neveritës në përgjithësi.

Mendësia e njeriut rob të mentalitetit të kuzhinës anti enveriste me brum serb të stanit të bylmetit rankiviqian e millosheviqian, me krypen e pjatës së tradhëtarëve të Ali Shukriut e të Rrahman Morinës, pa fije skuqje dhe pa fije turpi, e vendos ta krahason Enver Hoxhen me Bregoviqin,….

Sikur nuk është sulmuar, e nuk është sharë mjaft Enver Hoxha nga serbet e nga Serbia pushtuese dhe nga zagaret shqiptarë, sherbyes e shërbëtorë besnik të idesë serbo-titiste mbi Kosovën heroinë dhe Shqipërinë dhe tash në kohë moderne e pas epokës lavdimadhe të UÇK-së, vazhdohet me të njejtën masë e me të njëjtin kuti, me të gjitha ëndrrat e vjetra në kohërat e reja moderne.

Të gjithë e dijme se sikur Enver Hoxha nuk lind më kurrë, nuk ka vend për asnjë krahasim, dhe është e dëmshme, sepse populli shqiptar në Kosovë Enver Hoxhën e kishte udhëheqësi simbol të mos nënshtrimit, e kishte simbolin e qendresës kombetare e të pavarësisë së Kosovës, përballë invadimit serb në Shqipëri dhe ne trojet shqiptare në ish-jugosllavi, e kishte simbolin e luftës kundër natës së gjatë e të errët të pushtimit serbo-jugosllav mbi Kosoven.

Nxënësit e mësimeve të Enver Hoxhës që nga pas LDB e këndej, janë ata që duke e themeluar UÇK-në, e dhezën flakë e zjarr Serbineë pushtuese dhe me ndihmën e NATO-s u bë realitet bombardimi historik i Serbise okupatore dhe çlirimi perfundimtar i popullit shqiptar nga nata e gjatë e sundimit shekullor të Serbisë gjakpirëse.

Nderimi për Enver Hoxhën, frymëzuesin shpirtërorë të qendresës titanike e të luftës heroike të popullit shqiptar të Kosovës e të Viseve të saja kundër Jugosllavisë titiste e Serbise millosheviqiane, ishte dhe mbetet detyrim historik…

Enver Hoxha për Kosovën ka bërë shumë.

Kosova i është mirënjohëse përgjithmonë.

Ismet Sylejmani,

Ish-Kryetar i Klubit Politik “Afrim Zhitia”

Prishtinë, 13 Gusht 2021

About Author

Leave a Reply

%d bloggers like this: