
Shkruan: Ismet Sylejmani, Prishtinë
Që kur është nënshkruar marrveshja në mes të NATO-s dhe UJ-së, e më vonë edhe të KFOR-it dhe UÇK-së, është thënë e shkruar se, shumçka ka mbetur pa u përfshirë në atë marrveshje, të cilat me të drejtë janë vleresuar: përcaktuese të fatit të Kosovës dhe shqiptarëve deri në referendumin për statuesin definitiv të Kosovës, që mendohet se do të mbahet pas 3 ose 5 vjetës, prej kohës së hyrjes së forcave të KFOR-it në Kosovë.
Në fillim thuhej se në marreveshjet e arritura dhe të nënshkruara, kanë mbetur pa u përfshirë të burgosurit politik shqiptar dhe të zënit rob të luftës që aktualisht mbahen nëpër burgjet e Serbisë, ndërsa tanipo del se nuk është përfshirë as Mitrovica, ndërsa më vonë të presim e të shohim se çdo të dalë.
Nga kjo që po ngjanë dhe që po shihet, nuk është e vështirë të konstatohet se si Mitrovica veriore, raste të përmasave më të vogla, nuk është e quditshme nëse ndodhin, sepse here-here simptome mjaft të qarta vërehen edhe në Graqanicë, Rahovec, Shtërpc, Gjilan, Kamenicë etj.,etj..
Bashkësia ndërkombëtare me të gjithë organizmat relevant që merr pjesë në Kosovë, nuk e ka të definuar qartë pozicionin e saj ndaj statusit të ardhshëm të Kosovës, ose thënë më prerë, OKB dhe BE nuk angazhohen as nuk e mbështesin hapur pavarësinë e Kosovës nga Serbia e Jugosllavia, por angazhohen për mbrojtjen e popullit të Kosovës, derisa të demokratizohet sistemi politik në Serbi, e pastaj të na imponohet përsëri si në të kaluarën të jetojmë së bashku, por kësaj radhe natyrisht në kushte dhe rrethana të reja.
Për t’i parandaluar të gjitha këto zhvillime gjithësesi të dëmshme për Kosovën dhe popullin shqiptar e pakicat tjera jo serbe, duhet jo vetëm të jemi të bashkuar e unik siç është bërë modë të thuhet, por duhet të dalim me qëndrime politike e kombëtare të qarta e deçizive, jo vetëm për Mitrovicën, por edhe për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën, madje edhe për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni, ngase ajo që ndodhi së fundi në Haraçinë, dëshmon shumë se në ç’raporte qëndrojnë shqiptarët me maqedonët dhe se cila është pozita e tyre në Maqedoni.
Mitrovica, bënë pjesë në ish-Zonën Operative të Shalës të UÇK-së, zonë për të cilën nuk mund të thuhet se nuk e ka zhvilluar luftën në përmasa të mëdha, siç mund te degjohet e të thuhet aty këtu për atë të Karadakut, dhe ja ku është katandisur,një pjesë e teritorit te saj, ose me saktë ka mbetur nën Serbi.
Kriminelët serb të të gjitha llojeve dhe ngjyrave, janë grumbulluar në këtë pjesë të këtij gyteti, të cilët jo vetëm vrasin e trrorizojnë shqiptarët që jetojnë në atë pjesë ku janë dhe jetojnë edhe disa prej tyre, por nga aty bëjnë plane si dhe kur t’ia mësyjnë Kosovës në mënyrë të hapur e të organizuar, dhe t’i ngulin edhe më tej dhëmbët në trupin e Atdheut tonë, sepse nën rrogoz po shihet, po flasin vlimet në enklavat serbe që po forcohen, janë duke vepruar e nuk janë duke u ndalur.
Në Mitrovicën e ndarë në pjesën “serbe”, atmosfera është ngjashme si kudo në Serbi.
Serbët e niveleve të strukturave të larta udhëheqëse e komanduese, të rëndësishëm dhe jo, të afërt me kriminelin Millosheviq dhe kundershtar të tij politik, pa fije frike dhe brengosjeje ashtu siç shkojnë në Nish, Kragujevac, Arangjellovac, Novisad, Leskovac, Bujanoc e Preshevë, por jo edhe në Dobrosin, ngjashëm vijnë edhe në këtë pjesë të qytetit të Mitrovicës, qytet të cilin ushtarët e UÇK-së është dashur ta çlirojnë, ndërsa forcat e KFOR-it dhe UNMIK-ut ta fusin nën kontroll të plotë, ashtu si të gjitha aytetet tjera të Kosovës.
Qytetin e Mitrovicës matanë urës së lumit Ibër, nuk guxojnë dhe nuk lejohen ta vizitojnë as Thaçi, as Çeku, as Qosja e as Rugova, qoftë edhe të shoqëruar edhe nga Bernar Kushner e Klaus Rajnhard.
Mitrovica përbën dështimin më të madh të strategjisë dhe programit politiko-ushtarak të shqiptarëve të Kosovës, e veçanërisht të udhëheqjës së lartë të Kosovës, këshilltarëve e aleateve të tyre.
Ishte e pamjaftueshme të thuhet e të deklarohet se edhe Mitrovica do të jetë një ditë e “çliruar”‘ si e tërë Kosova, sepse ky konstatim retorik i llojit të patriotizmit folklorik të demoduar përpara masës së gjerë popullore, mediave elektronike e gazetarëve të shumtë vendas e të huaj, është më shumë barikadim për të përballuar sulmet e mundshme, se sa optimizem real për zgjidhje të shpejtë e të knaqshme në këtë drejtim.
Mitrovica nuk është dashur të lihet në mëshirë të fatit e në duar të serbëve, sepse kushdo dhe cilido që është marrë sadopak me çështjen dhe konfliktin shqiptaro-serb, do te duhej ta ketë pasur të qartë se Serbia në Kosovë lufton edhe për ta shfrytëzuar tërë pasurinë e saj me të vlefshme, dhe ne këtë rrafsh pjesa e Mitrovicës që tani ndodhet nën Serbi, përbën vlerën dhe qëllimin kardinal të saj.
Kjo që po ndodh në një pjesë të Mitrovicës, dhe atë përpara syve të forcave ndërkombëtare të KFOR-it franqez, është për turp.
Forcat e armatosura franqeze që veprojnë në kuadër të KFOR-it e që janë të instaluara në Mitrovicë, duhet ta dinë se kufiri në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk është mbi urën e lumit Ibër.?
KFOR-i dhe UNMIk-u në Kosovë nuk janë ardhur si organizma ndërkombëtare humanitare e për të ndermjetsuar, por për të vendosur rend e qetësi edhe me anë të forcës e drejtësisë ushtarake.
KFOR-i franqez, nëse nuk i ka të qarta skemat vepruese dhe të domosdoshme, duhet të mësojë nga eksperienca e forcave dhe drejtësisë ushtarake amerikane të KFOR-it në Kosovë, të cilët çdo prishës të rendit dhe qetësisë, e të mos flasim për ata që bëjnë krime të ndryshme, i burgos, në burgun që në popull tanimë njihet si burgu i Bandstillit në Sojevë.
Tërë kësaj që ngjanë në veri të Mitrovicës i vjenë aromë gjelleje proserbe e disponim antishqiptar.
Forcat franqeze siç vërehet, kanë qëllime e programe tjera nga ato për të cilat janë të thirrura t’i zbatojnë në bazë të misionit që kryejnë dhe që perfaqësojnë, ndryshe si mund të besojmë që në Mitrovicë vijnë e sorollaten një varg i pafund kriminelesh serb, dhe nuk arrestohen, edhe kur për ta ekziston fletëarresti ndërkombetar?.
Si ka mundësi që Zoran Angjellkoviq i deleguari special i xhelatit Millosheviq për Kosovën në Kosovë, (njeri nga ata funksionar të lartë që nuk ka të drejtë të dalë jashtë Serbisë), pas gjithë atyre krimeve që kanë ngjarë në Kosovë, e për të cilat është tmerruar e gjithë bota, të mos arrestohet, por të lejohet i lirë të veprojë në dëm të Kosovës e shiptarëve që do të thotë edhe kundër misionit të KFOR it, UNMIK-ut etj., etj..
Mitrovica, për Serbinë dhe serbët kundër shqiptarëve, përbën shansin e fundit dhe ndoshta të vetmin, që Kosova nuk është humbur definitivisht, dhe se gjasat per t’u rikthyer ekzistojnë…
Në Mitrovicë, ashtu si kudo në Serbi, flitet dhe këndohet kundër shqiptarëve. Ashtu si kudo në Sërbi, edhe në Mitrovicë, mbahen ahengjet dhe protestat antishqiptare.
Digjet flamuri shiptar, ai amerikan dhe anglez.
Veprohet kundër KFOR-it dhe UNMIK-ut.
Fyhen dhe denigrohen personalitetet më të shquara të planetit, si presidenti amerikan Klinton, Kryeministri anglez Bler etj., etj..
Mitrovica është guri i fundit i kriminelit Millosheviq, të cilin derisa ta ketë, kurr nuk do t’i shkelë këmba në baltë.
Mitrovica është fija e fundit që e lidh me Kosovën këtë kriminel dhe të gjithë perfaqësuesit serb të antishqiptarizmes.
Kjo bazë e ky guri, duhet t’i hiqet sa më shpejt që të jetë e mundur, ngase rënia e tij nga skena politike do të jetë e paevitueshme.
Duke u humbur Mitrovica definitivisht, apetitet serbe kundër shqiptarëve kapitullojnë totalisht.
Shpresat e krimineleve serb per t’u rikthyer në Kosovë duhet të varrosen përgjithmonë.
Mitrovica sëbashku me Kosovën Lindore do të bëhet varreza e fundit e iluzioneve kriminale e antinjerëzore serbe.
Por kjo do të bëhet e mundur vetem atëhere kur në Kosovë të vendoset demokracia e vërtetë variantit amerikano-anglez; vetëm atëherë kur KFOR-i dhe UNMIK-u ta normalizojnë deri në atë masë situatën, sa të heqin gjendjen e luftës në njërën anë, dhe në anën tjetër shqiptarët të angazhohen sinqerisht për tejkalimin e mosmarrveshjeve, të cilat pengojnë arritjen e kompromiseve të domosdoshme për të ecur me shpejtësi akoma me të madhe, në arritjen dhe realizimin e aspiratave gjithkombëtare shqiptare.
Shënim: Ky shkrim është bërë para 23 vitesh dhe është akoma aktual.