
Është për çudi,se si vazhdon të mbahet i izoluar njëri prej liderëve kryesor të Lëvizjes e vëllau im, heroi i kombit Afrim Zhitia.
As në Akademinë e Vitit të LËVIZJES në Skenderaj, nga mbajtësi i referatit kryesor Ramadan Avdiu, në asnjë rresht nuk iu përmend emri Afrimit.
Dukuri e shëmtuar kjo, e cila shfaqjen e parë të saj, e pati në Dyz kur u vendos pllaka e Lëvizjes në shtëpinë e Nazmi Llapashticës.
Edhe atëherë njëri nga folsit, Halil Selimi, shok i Ramadan Avdiut, as ky në asnjë rresht të fjalës së tij, nuk e permendi emrin e udhëheqësit të LPK-së, e të vëllaut tim Afrim Zhitia.
Vallë pse ky izolim ndaj figurës së Afrim Zhitisë, njërit prej antarëve kryesor të udhëheqjës së lartë të treshës së LPK-së.
Naim Zhitia, Vëllau i heroit të kombit Afrim Zhitia
Prishtinë, më 06.12.2022