Ky ishte raportimi i Radio Evropa e Lire nga Prishtina per festen e pavarsise se Shqiperise:
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, të hënën është veshur i tëri kuq e zi. Me aktivitete të ndryshme në Prishtinë u shënua 110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa edhe shumë qytetarë kishin dalë për të festuar në sheshet e kryeqytetit. Atmosferën në Prishtinë ua sjellim nëpërmjet fotografive që ka realizuar fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Bujar Tërstena.
Një djalë i vogël i veshur me bluzë e kapele me ngjyrat e flamurit kombëtar, ndërsa në të dyja faqet ka të pikturuar shqiponjën. (Në foto 6 vjeçari Ujkan Doda)
Sheshet e Prishtinës janë stolisur me flamurin shqiptar për festat e 28 Nëntorit, pasi me këtë datë shqiptarët festojnë Pavarësinë e Shqipërisë, si dhe kujtojnë daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në ditën e shënimit të 110- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në Prishtinë u shpalos një flamur përmasash të mëdha me shqiponjë.
Pamje e flamurit shqiptar me përmasa të mëdha në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.