Albanian American Vision

Ish ambasadori John Bolton ripërsëriti qëndrimin e tij për Kosovën

Arsim Çejku, Washington DC

Ish diplomati amerikan John Bolton në një fjalim që e mbajti në BCFA (Baltimore Council for Foreign Affairs) u shpreh se është diskutuar shkëmbimi i territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë administrates së Presidentit Trump. “ Unë si këshilltar i Sigurisë Kombëtare kam kontaktuar me Vuçiqin dhe Thaqin për këtë çështje dhe qëndrimi i jonë ka qenë se nëse ju merreni vesh për shkëmbim territoresh dhe populates, ne nuk do të kundërshtojmë” tha Bolton.

Më pastaj ai foli për situatԯn në Ukrainë, Taiwan, Korenë e Veriut dhe Lindjen e Mesme. Një rëndësi të veçantë  në fjalimin e tij i kushtoi krizës në Iran si dhe sulmet kibernetike nga ky shtet që i bënë Shqipërisë kohëve të fundit. “Kam dashur ta vizitoj Tiranën për shkak të këtyre ngjarjeve kohëve të fundit por vizita e ime u shty për një kohë të pacaktuar” shtoi Bolton.

Nuk e la anash as raportin e SHBA-ve me Arabinë Saudite ku pas vrasjes së gazetarit Khashogu ka pasur lëkundje të raporteve të mira që ishin më pare. Ai u shpreh se ka qenë në një vizitë në Moskë dhe gjatë bisedës me Putinin e kishte pyetur pë mundësinë e ndonjë veprimi kundër Arabisë Saudite ku ky i fundit i kishte thëne se nëse ju amerikanët jeni të gatshëm të ndaloni shitjen e armatimit, atëhere edhe ne jemi të gatshëm të veprojmë në sanksione të mundshme.

Në pyetjen rreth Kosovës se ai dhe zoti Eagleberger  në shkurt të vitit 2008 kishin botuar një artikull ku shprehen se shpallja e pavarsisë së Kosovës nuk është në interest të SHBA-ve edhe pse kjo ka ndodhur me koordinimin e të dy krahëve politik në SHBA. Bolton u shpreh se i kujtohet mire ai artikull dhe tash do të kishte mundësi t’ia bartin fajin krejtësisht Eagleberger-it pasi ai nuk është në mesin tonë. Duke u munduar t’i shmanget pyetjes ai prapë u shpreh për kontaktet e tij me Vuçiqin dhe Thaqin për shkëmbime territoresh dhe me në fund u deklarua duke thënë se Kosovën e ka në zemër që ngjason me shprehjen të cilën nacionalistët serb e përdorin shpesh here në fjalimet e tyre. “Do të bisedojmë më gjatë pas përfundimit të këtij takimi” tha Bolton. Mirëpo, për shkak të kërcënimeve të fundit që i janë bërë nga Irani, sigurimi që i është caktuar nuk e lane të komunikojë ndaras me njerëzit që ishin në sallë.

Para se të përfundonte diskutimin e tij, Bolton e shprehu dëshirën e tij duke thënë: Shpresoj se Trumpi nuk do të zgjedhet kurrë më President i Amerikës.”

Bolton për deklaratat e tij pro-serbe në Washington DC e poashtu edhe ambasadori Lawrence Eagleberger kishtye lobuar për serbët pas përfundimit të mandatit si ambassador i SHBAve në Beograd gjatë viteve 1977-1981.

Exit mobile version