Site icon Albanian American Vision

MINISTRI I PUNËVE TË JASHTME TË MV-së BUJAR OSMANI PATI TAKIM HISTORIK ME PAPËN NË AUDIENCËN E TIJ

Ismet Sylejmani

Takimet me Papën në audiencën e Tij në Selinë e Shenjtë në Vatikan, përbëjnë eveniment të madh dhe kardinal në biografinë e çdo personaliteti progresiv e integrues, me vizion të qartë e të vendosur euroatlantik!
Ministri shqiptar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, është i pari nga pjestarët e popullit shqiptar, i cili në këtë post të lartë shtetëror të Shefit të Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, takohet me Atin e Shenjtë në Selinë e Tij në Vatikan!
Ky eveniment i jashtëzakonshëm, është nderim i madh jo vetëm për Ministrin Osmani, por është nderim edhe për familjen e Tij, për popullin shqiptar, për Maqedoninë e Veriut, për Partinë e Tij BDI dhe në veçanti është nderim për Shefin e Tij, Udhëheqësin e madh të popullit shqiptar Ali Ahmetin!

Familja, fisi, populli e Kombi që përfaqësojnë, kur rrisin bijë besnik e të zotë, ata me vepren, me jetën dhe aktivitetin e tyre, nderojnë në çdo hap e në çdo vend!
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, mbetet deri më tani shtetari i parë dhe i vetmi shqiptarë i Maqedonisë së Veriut, që ka hyrë triumfatorë dhe fitimtarë i historisë së re e moderne të popullit shqiptar, në takim në Selinë e Shenjtë te Papa, që perfaqëson Diplomacinë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut!
Me të tillë personalitete politike shtetërore, të cilët nderohen e vlerësohen lartë nga kancelaritë e mëdha të qendrave të vendosjes, e veçanërisht kur priten personalisht nga Papa, e ardhmja është e sigurtë dhe me suksese të mëdha!

Exit mobile version