Qazim Doda, New York
Iliri na la kur na duhej më së shumti, nga shkoi heshturazi e shpejt. Ai mori me vete shumë plane të parealizuara por na la shumë vepra e histori të pasur në fushën e medieve.
Thoshin pleqtë në Malësi se vdekja është më afër se këmisha që e mbajmë të veshur në trup, ashtu qenka. Këtë me siguri as Iliri nuk e ka besuar kurrë sepse largimi nga kjo jetë kaq shpejt nuk ishte paraqmenduar kurrë.
Një njeri intelektual, punëtor i madh e fjalëmbël siç ishte Iliri nuk mund të zëvendësohet kurrë. Ai la pas vetes një thesar të krijimtarisë, la një arkivë që do të vijë koha kur do të ketë rëndësi të veçantë në paraqitjen e dëshmive historike. La pas vete edhe një familje të mrekullueshme dhe shkoi me krenarinë që kishte për ta.
Buçpapajt janë shembull i krijuesëve që nga Tropoja legjendare u përhapën si degët e një lisi duke sjellur vlera të mëdha në kulturën tonë. Iliri veproi, krijoi dhe mori frymë me krenarinë e një malësori të Gjakovës. Nuk u dorëzua asnjëhere në asnjë situatë duke sjellur dëshmi për trmërinë e shqiptarëve që ishte shfaçur ndër shekuj.
Nga Iliri, mësova shumë për Malësinë e Gjakovës, për Plavën e Gucinë, për Rukie Ramen a për Dervish Shaqen. Ishte një koleg i mirë, mësues i mirë për ata që kishin nevojë për këshillat e tij. Përvoja e tij dhjetëra vjeçare ishte një shembull se si duhet të arrihet sukses në çdo situate.
Do të mbetet përjetësisht në kujtesën tonë dhe një shembull i mirë se si një krijues që bënë punë të mëdha nuk i injoron krijuesit e rinjë por i frymëzon që edhe ata të bëjnë të njëtën gjë.
Iliri tërë jetë iu shërbeu Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që ndodhen dhe porosia e fundit e tij ishte që trupi i tij të prehet i qetë në vendin ku e mori frymën e parë e ku I nisi hapat e pare të mendoj, veproj e ëndorroj shqip. Ai kthehet në vendin ku u brymos për ta mbajtur krenarinë për Shqipërinë edhe për së vdekuri. Në Tpla të Malësisë së Gjakovë do të jet një varr që I thërret ndërgjegjes sonë ta duam vendin tone e të punojmë për të. Tash Krasniqja do të ketë një varr ku njerëzit e gjejnë frymëzimin për se si t’I bëjmë ashkë mendjen e pendën për t’I shërbyer atdheut.
Do të na mungojë fjalëmbëlsia e Ilirit përjetësisht.
Në Tpla të Krasniqes të Malësë së Gjakovës po kthehet Iliri i madh me trup, shpirtë e mendje.
Pusho i qetë bashkë me krenarinë në vendin që i duhesh edhe për së vdekuri!
Lamtumirë Ilir!