Shkruan: Naim Balidemaj, New York
LLUM NË MES TË LLUMIT
Vetëm në Kosovë dhe Milano mund të ndodhin çudira, çudira sa absurde aq edhe qesharake.
Absurditet, njëkohësisht, marrëzi qesharake është kur Melihate Termkolli e Isa Mustafa flasin për të djathtën në Kosovë. Këta që dikur ishin “omladinca” të shokut Tito, që ishin komunist të përbetuar të titizmit dhe bashkim-vëllazërimit, sot na dalin të djathtë. Nga paturpësia e tyre shqetësohen në varr të njohurit e mi, Metush Krasniqi e Rexhep Abdullahu, të cilët pikërisht, Isa Mustafa e Melihate Tërmnkolli, si “omladinca” të Titos i dënonin për nacionalizëm e separatizëm, në emër të patriotizmit Jugosllav. Asgjë të përbashkët titistët e kalibrit të Isa Mustafës e Melihate Tërmkollit nuk kanë me të djathtën patriotike të Metush Krasniqit e Rexhep Abdullahut, të cilët nuk kanë luftuar as për të djathtën as për të majtën, por për lirinë e Kosovës.
(Në New York, gjatë viteve të 90ta e kam kuptuar nga Rexhep Abdullahu se ai dhe Metush Krasniqi i kanë takuar NDSH-së, edhepse babai im, (i majtë), ka qenë shok dhe mik i ngushtë me Metush Krasniqin, nuk e kam ditur për këto dallime ideologjike, sepse ideologjia e tyre ishte e përbashkët: Të gjithë shqiptarët nën Jugosllavi në një Republikë të Kosovës).
Pikërisht, titistët e deridjeshëm, të konvertuar në djathistë, akuzojnë Kryeministrin e Kosovës se po përzihet në punët e brendshme të Shqipërisë duke bërë fushatë elektorale për VV-në në Shqipëri.
Titistët e deridjeshëm në periudhën e bashkim-vëllazërimit, akuzonin Enver Hoxhën se po përzihet në punët e brendshme të Jugosllavisë, e Enver Hoxha mbronte qenjen shqiptare nën tutelën jugosllave.
Sot, këta të “djathtët e Kosovës”, të konvertuar në të djathtë nga titizmi, mashtrimin e kanë levë të tyre.
Ky konTIGJENT i titistëve të djathtë nuk është asgjë tjetër pos dyzim i mendësisë së Millosheviqit dhe Sheshelit përmes hibridëve të tyre Vuçiq e Daçiq.
Vërtetë, unë jam i majtë, por me përgjegjësinë më të lartë morale mbroj të djathtën e mirëfilltë shqiptare nga kameleonët titist dhe nga enveristët e deridjeshëm, sot, me petkun e të djathtës shqiptare.