Shkruan: Qazim Doda, New York
Arritjet e organizimit shtetformues te shqiptareve ne ballkan nuk jane per t’u nençmuar duke i marre parasyshe rrethanat qe kane qene.
Ne shpeshhere krijojme pershtypjen se Evropa eshte armike e jona dhe nuk na perkrahe politikisht e as ekonomikisht.
Ne politike perkrahja duhet te imponohet nga ata qe kane nevoje dhe te arsyetohet ndryshimi i politikave ndaj nje shteti te caktuar.
Poashtu, ne ekonomi duhet kuptuar se perkrahja ofrohet vetem kur interesi eshte i perbashket. Ne shqiptaret si komb, duhet ta heqim nga mendja se duhet te jetojme nen meshiren e dikujt duke marre ndihma humanitare. Ndihmat jepen per te mbijetuar dhe asnjehere per t’u zhvilluar e kete experience e kemi perjetuar deri tani.
Per te sqaruar me ne detaje dhe si shembull konkret eshte perkrahja e Kosoves gjate dhe pas luftes nga bashkesia evropiane. Ndryshimi i politikes se jashtme nga secili shtet veq e veq ndaj Serbise dhe trajtimi i çeshtjes se Kosoves si nje problem qe don zgjidhje nuk ka qene i lehte as per evropianet sepse atyre iu ka kushtuar shume lufta e Kosoves dhe rreziku qe iu eshte kanosur nga blloku sllav per nje lufte te ftohet pa afat.
Tani, koheve te fundit po vihet re ftohja e bashkesise evropiane ndaj shqiptareve si komb ne pergjithesi dhe e kane bere nje politike fiksionale duke nxjerre kushtezime te njepasnjeshme per ta penguar integrimin e shqiptareve ne institucionet e BE-se. Kjo politike diskriminuese nuk i shkon per shtati kombit shqiptar, por duhet te kemi parasyshe strategjine e veprimit te politikberesve shqiptare ne raport me Evropen.
- Politikanet tane nuk koordinojne me njeri tjetrin ne raport me Evropen.
- Opozitarizmi politik ka marre kahje te gabuar duke e demtuar çdo gje qe munden per ta penguar krahun politik qe eshte ne pushtet kur eshte ne pyetje arritja e marreveshjeve shteterore dhe integruese.
- Pa-aftesia per te qene bindes ne kerkesat e tyre i la mbrapa integrimet Evropiane
Çalimi ne fushen ekonomike nuk eshte vetem si pasoje e organizimit politik te dobet qe ne shqiptaret e kemi, evropianet e shohin edhe krimin e organizuar dhe korrupsionit si pengese kryesore per investime.
- Shkaterrimi i uzinave dhe fabrikave ne Shqiperi dhe Kosove gjate 30 viteve te fundit ka treguar se shqiptaret nuk duan zhvillimin ekonomik te vendit te tyre.
- Privatizimi i çdo gjeje ne Kosove dhe Shqiperi e ka dhene shembullin me te keq tek evropianet se politikanet duan pronesi vetem per veten e tyre.
- Mungesa e ligjeve per te siguruar investitoret e bllokon çdo nisme per zhvillimin e vendeve tona.
- Humbjet e njepasnjeshme ne arbitrazhe qe po zhvillohen ne Strassbourg po e demton edhe me shume ekonomine e vendeve tona.
Keto pra jane arsyet pse shqiptaret kane stagnuar si komb ne integrimin evropian.
Lobimi i shqiptareve ne Evrope duhet te jete i mire-organizuar dhe te konsiderohet si domosdoshmeri per te shpetuar vendet tona. Trojet shqiptare jane ne Ballkan, prandaj duhet nje koncentrim me i madh ne integrimin e tyre ne BE. Çdo shqiptar duhet ta konsideroje veten si ambasador i kombit te vet ne vendet ku jetojne dhe te punojne ne krijimin e imazhit te mire.
Lobimi ne Bruksel dhe ne qeverite perkatese te vendeve te BE-se eshte nje domosdoshmeri sepse krijimi i lidhjeve me politikanet e ketyre vendeve mund te kete ndikim me te madh se sa takimet e politikaneve tane qe e kane ndonje mundesi takimi ndoshta 20 minuta ne vit.
Si perfundim, do te doja t’i ftoja te gjithe shqiptaret kudo qe jane qe te unifikojne kerkesat e tyre per te integruar vendet tona ne BE dhe per te zhvilluar ekonomine tone si komb.
Politikanet jane perkohesisht, vjen njeri e shkon tjetri dhe ndrrimet e tyre nuk duhet te merren si humbje por si kalim i pergjegjesise nga nje krah ne krahun tjeter. Ne ne mergate duhet te koncentrohemi me shume ne investimet nga jashte dhe njekohesisht ne ndryshimin e çasjes politike te BE-se ndaj kombit tone.
Dallimet ndermjet veprimtarise se shqiptareve qe jetojne ne Evrope dhe Amerike eshte tek kerkesat qe duhet te parashtrohen. Shqiptaret ne Evrope duhet te kerkojne me shume integrim te shteteve te tyre ne BE. Ndersa, shqiptaret ne Amerike duhet te vashdojne te kerkojne perkrahjen amerikane per vazhdimesine e strategjise qe shqiptaret te trajtohen si komb pro-amerikan dhe te ruhet integriteti territorial i shteteve tona. Nga investitoret amerikane nuk pritet shume sepse keta jane me te interesuar te investojne ne shtetet aziatike per shkak te fuqise punetore e cila eshte me pak e kushtueshme.