Shkruan: Ajet Delaj, New York

Te marresh guximin qe te diskutosh zhvillimet politico-shoqerore dhe ekonomike ne Shqiperi do ndeshesh me nje injorim total ku asnjeri nuk e hap gojen ne njeren ane ose ne rastin me te keq nje grupim te versulet me ofendime deri edhe personale thua se ju ke shkelur ne token e babes.

Do mundohem te mos mbaj krah jo se dua ti shmangem ato cfare thashe me lart por nuk dua te behem pjese e lojes se komunisteve pergjate tridhjete viteve te fundit gje qe per fatkeqesine e Shqiperise e shqiptareve jo se nuk kane pasur sukses ne lojen e vazhdimsise se komunizmit famekeq ne Shqiperi duke perfshire edhe shkruesin e ketyre rreshtave e mijra te tjere qe edhe sot fatekeqesisht akoma nuk ju jane hapur syte.

Shoqeria perendimore natyrisht qe nuk eshte perfekt por kane arritur te krijojne ca struktura e institucione funksionale ne sherbim te njerzve duke mbrojtur jeten, dinjitetin dhe pronen e qytetareve gje qe fatekeqesisht shqiptaret nuk kane arritur ti krijojne.

Une kam bindjen qe cdo gje Zoti e ka lene ne dore te njeriut keshtu edhe ne diten me te zeze te diktatures prape eshte njeriu qe vendos per fatet e tije. Nuk po futem ne histori per te prure shembuj se eshte ne doren e njeriut fati i tije por shqiptaret duhet ta kapercejne shtypjen shekullore komunisto turkoshake nese realisht duan ti dalin per zot Atdheut te tyre.

E para duhet te kthejne kurajon qe shqiptareve nuk ju ka munguar ne shekuj megjithse kane kaluar okupime shekullore prapeseprape shqiptaret e kane thene mendimin e tyre ne kuvendin e burrave qe per fatkeqesine tone regjimi sllavo-komunist shkoje deri atje sa ju mbylli edhe gojen shqiptareve.

Une po ju them me pergjigjesi pasi i njoh goxha hapsirat shqiptare ne Ballkan dhe mund te them se kombit shqiptar nuk i kane munguar e as nuk i mungojne burrat dhe grate per ti dale zot Atdheut mjafton qe ti kalojme meskinitetet dhe ti japim shans bijve dhe bijave te shqiptarve qe ti dalin popullit te tyre.

Do doja ti beja nje pyetje publike klases politike ne hapsirat shqiptare te Gadishullit Ilirik pasi realisht Ballkani eshte Gadishulli Ilirik se si eshte e mundur qe vendi me i pasur per cfare Zoti ka dhuruar mbi toke me popullin me energjik qe i ka dhene Romes 20 perandor eshte aktualisht populli me i varfer i Europes?

Cdo shqiptar duhet tja beje vetes e politikaneve kete pyetje qe per mua nje pergjigje shterruese tregon shume se kush eshte ne te vertete vete politikani.

Une kam bindjen e thelle se trashigimia mental-genetike komuniste nuk i bie ndonje te mire Shqiperise e shqiptareve .

Them metalo-gjenetike pasi mentaliteti dhe filozofia komuniste ka konfirmuar nje system te deshtuar qe nuk ka arritur te afroje te mira per shoqerine, kurse persa i perket trashigimise gjenetike komuniste fatekeqesisht shoqeria shqiptare nuk eshte ndare akoma nga krimet e komunizmit.

Tani te kthehemi tek ca standarte qe per fatkeqesine e atij vendi dhe atij populli jane shkelur ne menyren me brutale e asnjehere nuk jane pergjigjur per bemat e tyre .

Prona private dhe shenjteria e saje eshte shkelur ne menyre flagrante duke e marre peng krejt zhvillimin e vendit gje qe nuk ben vaki ne perendim dhe askush nuk flet madje as ketu ne Amerike .

Administrimi i pronave dhe parase publike nga klasa politike post komuniste apo me mire te themi e vazhdimsise komuniste te 30 viteve te fundit ka vazhdur praktika komuniste e ruajtjes se monopolit te nje grushti njerzish mbi interesin e tere shoqerise.

Nuk mund te them me saktesi por besoj demi i shkaktuar ndaj interesave pronsore te qytetarve shqiptare arrin ne miliarda dollare duke u bere faktori kryesor i braktisjes se vendit e shkombetarizimit te Atdheut.

Por kur vjen puna e demit te shkaktuar nga qeveritaret shqiptar ne raport me partneret nderkombetar ka nje fature reale qe vjen nga arbitrazhi nderkombetar qe arrin ne qindra million dollare nje fature qe duhet ta paguajne shqiptaret nga bajraktaret e tyre.

A ka shqiptare qe e di se sa eshte fatura e borxhit qe vjen nga gjykatat dhe arbitrazhi nderkombetar ne 30 vitet e fundit dhe a ka dhene kush llogari ndonjehere per kete. Denojne shqiptaret per 30 mije lek te vjedhura per energjine e nuk flet askush per 85 milion dollaret e humbur si garanci e privatizimit alb-petrolit apo rreth 80 milion dollaret e kompanise “Hermes” qe se ze kush me goje.

Nuk flet kush me per privatizimin apo albpetrolit apo mamuthet e klanit te “Zemunit” te viteve 2000. Shqiptare zgjohuni e hapni syte nese mendoni se do i lini femijet tuaj ne ate toke qe quhet Shqiperi por edhe ju o bashke atdhetare ne diaspore qe keni lene familjaret e te dashurit tuaj atje apo qofte edhe per guret dhe dheun e atij vandi , zgjohuni.

Kohet vertete kane ndryshuar por prape fatet e Atdheut jane ne dore te shqiptarve por nese shqiptaret vazhdojne vetem te braktisin Atdheun e tyre ne nje kohe jo shume te larget aji vend do behet atdhe i afrikano- veriorve e lindjes se mesme.

Zoti i ndihmofte shqiptaret!

About Author

Leave a Reply

%d