Nga: Qazim Doda, New York

Edhe pse në kushtet e rënda të pandemisë, qindra shqiptarë nga të katër anët e Amerikës ishin mbledhur në përcjelljen për në banesën e fundit atdhetarin Nua Palok Camaj.

Ky varrim ishte shembull i një varrimi shqipërisht ku u përcoll i mbështjellur me flamur kombëtar dhe me rite shqiptare.

Varrimi i Nua Paloka Camajt u kthye në tubim të shprehjes së krenarisë që ua kishte lënë familjes e shoqërisë së tij.

Në fjalimin e tij në emër të familjes foli Dedë Camaj i cili tha se Nua Paloka e ka lënë porosi që të përcillet për në banesën e fundit vetëm me rite shqiptare dhe i mbështjellur me flamur të cilit i kishte shërbyer tërë jetën.

Ndërsa, ish bashkëveprimtari i tij për më shumë se 30 vite Naim Balidemaj tha se Nua Paloka me familjen e tij e patën shëndrruar shtëpinë e tyre në pikëtakim të koordinimit të veprimtarive patriotike. Ai me familjen e tij i veshur në kostume kombëtare iu printe demostratave anti-jugosllave dhe u kthye në ambassador të çështjes shqiptare në Amerikë.

Gruaja e tij Prena i qëndiste simbolet kombëtare për çdo demostratë anti-jugosllave ndërsa Nua Paloka mbante rendin duke i siguruar demonstruesit që të mos sulmoheshin nga krahu pro-jugosllav. Në vitin 1984 në një demonstrate me rastin e vrasjes së Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës kishte hasur në tre bashkëpunëtorët e UDB-së që kishin ardhur në cilësinë a gazetarëve për të spiunuar ata që mernin pjesë në demonstrate.

Ishin Avni Spahiu, Goran Musiq dhe Goran Miliq ata të cilët u zbuluan nga Nua Paloka me shokë dhe u ndëshkuan rëndë fizikisht për çka u mbajt mbledhje e LSPP në Prishtinë ku u dënuan këto demosnstrata anti-jugosllave dhe përdorimi i forcës ndaj bashkëpunëtorëve të shërbimit jugosllav të cilët ishin dërguar me shërbim në New York.

Nua Paloka do të mbahet në mend për guximin, humanizmin, vullnetin për sacrificë dhe devotshmërinë ndaj çështjes kombëtare.

Ai la pas vetes djemtë Gjovalinin e Rrokun si dhe vajzën Roza.


About Author

Leave a Reply

%d bloggers like this: