
Ismet Sylejmani, author
Foto e madhe dhe historike.
Dy shqiptar besnik.
Dy atdhetar të medhenj.
Dy të burgosur politik.
Rexhep Balidemaj e Muhamet Mavraj!
Çfarë shikimi i thellë e shpues i veteranit të çështjes kombëtare!
Çfarë buzqeshje e çiltërt dhe e ngrohtë e gazetarit legjendar të popullit shqiptar Muhamet Mavraj!
Dy shokë të burgut.
Rexhep Balidemaj 100 vjet e Muhamet Mavraj 51 vjet.
Muhamet Mavraj është 49 vjet më i ri se Rexhep Balidemaj.
Është e do të mbetet ngjarje e madhe historike, sepse 💯 vjetorin e lindjes të pilotit të parë shqiptar, ia uron shoku e bashkëvuajtësi i Tij i burgut, Muhamet Mavraj, Kryeredaktori i lavdishëm i gazetës së studenteve “Bota e Re” të kohës se luftës së UÇK-së dhe botuesi i gazetës më të guximshme shqiptare “Epoka e Re”.
Urime ditëlindjen Baca Rexhep Balidemaj, shqiptari me një shekull jetë!
Jetegjatesia Jote, i nderuar Rexhep Balidemaj, eshte thesar i madh per faqen e lavdishme qe Ti e ke shkruar, ne historine e popullit shqiptar.
Flamuri i kombit🇦🇱 në nderim të ditëlindjes Tënde, bashkë me tepihun e kuq, ku e hedhë triumfatorë hapin Tënd shekullor, edhe pse mungojnë të organizuar nga shtetet dhe parlamentet e Shqipërisë dhe Kosovës, shpirtërisht janë në sinkron të plotë, festojnë e gezojnë për Ty qindra dhe mijëra e miliona shqiptar që ia duan të mirën, nderin dhe krenarinë e panënshtruar dhe ballëlartë të popullit, Atdheut dhe Kombit.
Gëzuar TY, fëmijëve Tuaj, nipërve e mbesave, gjithë familjes, tërë fisit Balidemaj!
Me shumë respekt,
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 19 Dhjetor 2022